Një 23-vjeçar nga Peja e Kosovës është arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi tentoi të vidhte një furgon në lagjen “24 Maji”.
Ngjarja ndodhi më datë 10 mars, rreth orëve të para të mëngjesit, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri të mundur parandalimin e vjedhjes. Gjatë kontrollit, autorit iu sekuestrua një thikë, e cila do të përdoret si provë materiale.
Sipas hetimeve, i njëjti person dyshohet të jetë përfshirë edhe në një vjedhje tjetër, më 6 mars, ku në lagjen “10 Korriku” u mor një shumë parash nga një lokal.
Policia e Vlorës po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të verifikuar nëse i riu ka qenë i përfshirë edhe në vjedhje të tjera.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.



