Avokati Kujtim Cakrani e cilëson fiktive garën për zgjedhjen e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe shpreh bindjen se fituesi është i paracaktuar.
Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se Byroja Kombëtare e Hetimit nuk është një strukturë e pavarur, pasi ligj varet nga SPAK, nga drejtuesit e Prokurorisë se Posaçme dhe 13 kandidatët që kanë kërkuar të bëhen pjesë drejtuese e kësaj strukture kanë dhe ata bindjet e tyre politike.
Ne jetojmë nën një Ajatollah dhe në momentin që kemi një Ajatollah dhe ju mendoni se në një vend me Ajatollah, do zgjidhet kundrejt atij që do Ajatollahu.
Nuk mund të pretendojmë se do kemi një përzgjedhje të pavarur. Ne dimë që drejtësia në Shqipëri nuk funksionon.
Nuk mund të them që drejtësia në Shqipëri funksionon perfekt. Në të gjithë botën pushteti kërkon ta kapë pushtetin.
Pushteti ka të drejtën e tij të kapë dhe drejtuesin e SPAK dhe BKH, por e shoh poshtërsi nga ana e atyre që pasi bëjnë betimin kushtetues, i nënshtrohen një politikani.
Duke parë që në këtë vend garat janë fiktive, siç janë garat për tenderat dhe fituesi është i paracaktuar dhe çdo gjë bëhet për procedurë.
Unë kështu e shoh edhe për kreun e BKH, është një procedurë që duhet bërë për të legjitimuar atë që është paracaktuar.
Unë do preferoja Gledis Nanon, pasi tregoi integritet si drejtues i Policisë së Shtetit, sepse më duket djalë rebel, që nuk vepron në bazë të shantazheve, dhe kur ishte në drejtimin e policisë, nuk iu bind urdhrave të Kryeministrit dhe preferoi të largohej.



