Sërish përmbytje në rrugët urbane/ Simoni: Situatë e njëjtë në Lezhë, shkak sistemi i amortizuar i kanalizimeve (VIDEO)

Sërish përmbytje në rrugët urbane/ Simoni: Situatë e njëjtë në Lezhë, shkak sistemi i amortizuar i kanalizimeve (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Lezhën gjatë mesnatës kanë krijuar sërish probleme në zonat urbane të qytetit. 

Korrespondenti i “MCN Live”, Juli Simoni, raporton se sistemi i kanalizimeve ka dështuar sërish të përballojë prurjet e mëdha, duke sjellë prezencë uji në bllokun e banimit “11 Janari” në lagjes “Besëlidhja”.

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Lezhën prej mesnatës kanë shkaktuar probleme të shumta, kryesisht në zonat urbane. Sistemi i kanalizimeve nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë përmbytje në bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”.

Kjo zonë përballet me të njëjtat probleme sa herë që ka reshje intensive, për shkak të infrastrukturës së amortizuar të kanalizimeve. 

Në Lezhë ka nisur puna për investimin në sistemin e ujërave të bardha dhe të zeza, me synimin për t’i dhënë zgjidhje situatës së përsëritur të përmbytjeve.

Megjithatë, reshjet e fundit kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme. Niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Probleme janë raportuar edhe në disa segmente të aksit Lezhë–Shëngjin.

Procesi mësimor ka vijuar normalisht në shkollën 9-vjeçare “Kosova”, pa pasur vështirësi të raportuara.

Përveç përmbytjeve, në pjesën më të madhe të territorit ka pasur edhe mungesë energjie elektrike për shkak të motit të keq. Ekipet përkatëse ndodhen në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy