Hani i Hotit, sekuestrohen 636 mijë paketa kontrabandë

Hani i Hotit, sekuestrohen 636 mijë paketa kontrabandë

Një sasi prej 636 mijë paketa cigaresh kontrabandë janë sekuestruar sot në doganën e Hanit të Hotit. Mjeti tip trajler me targa bullgare kishte mbërritur nga Mali i Zi.  Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore që duhet të paguhej është 99. 7 milionë lekë ose afro 1 miliardë lekë.

Ngarkesa prej 1 272 koli cigare,  ose 636 mijë paketa të markës “PRESIDENT FULL FLOVOUR”, nuk ishte e pajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Trajleri së bashku me sasinë e mallit u sekuestruan dhe po sot Administrata  Doganore referoi rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy