Vaksinimi anticovid në burgje/ Gjonaj: Vaksinohen 143 të dënuar

Vaksinimi anticovid në burgje/ Gjonaj: Vaksinohen 143 të dënuar

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë të ditur sot ecurinë e procesit të vaksinimit anticovid në burgje.

Gjonaj informoi se deri më tani në sistemin penitenciar janë vaksinuar 143 të dënuar.

Sipas saj, vaksinimi është shtrirë edhe në dy burgje të tjera, në atë të Fierit dhe tek “Mine Peza”.

“Pas IEVP “Jordan Misja” dhe “Ali Demi”, vaksnimi eshtë shtrirë edhe në IEVP Fier dhe IEVP “Mine Peza”, ku të dënuarit po marrin dozën e parë të vaksninës”, shkruan Gjonaj.

Ministrja Gjonaj ka njoftuar se “pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojmë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy