
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra pprokurorin e Tiranës, Artan Lulaj, pas problemeve në kriteret e pasurisë dhe profesionalizmit.
Trupa që hetoi rastin e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Alma Faskaj, ka vlerësuar se Lulaj nuk arriti të kundërshtonte barrën e provës në dy kritere.
Lulajt i ishin kërkuar shpjegime për pasurinë dhe po ashtu edhe në lidhje me hetimet e kryera prej tij për vrasjen e Marvin Mihalit.
Artan Lulaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001.
Ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe në Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, përpara se të transferohej në Prokurorinë e Rrethit Tiranë në vitin 2015.



