Gjoka: Stacionet e monitorimit të ajrit janë lënë të degradohen, nuk është bërë asnjë matje nga viti 2019

Gjoka: Stacionet e monitorimit të ajrit janë lënë të degradohen, nuk është bërë asnjë matje nga viti 2019

Shqipëria është e detyruar nga disa direktiva të Bashkimit Europian dhe legjislacionit të  brendshëm që të monitorojë cilësinë e ajrit si dhe ndikimin e ndotjes në shëndetin e popullatës në vend.

Por sipas gazetares së BIRN, Blerina Gjoka, e ftuar në “Të pa ekspozuarit”, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka dështuar për të siguruar fondet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues të stacioneve të monitorimit të ajrit.

Sipas saj, stacionet e monitorimit të dhuruara një dekadë më parë nga Bashkimi Europian u lanë të degradohen të paktën gjatë viteve 2019-2022.

Ka një problem me deklaratën e Ramës dhe me sigurinë që ai flet se Tirana është qytet i pastër. Ku e bazon ai? A ka statistika? Ne kemi zbuluar që nga viti 2019 deri sot ne nuk e kemi matur cilësinë e ajrit.

Ata i kanë të gjitha stacionet në nivele europiane, sepse janë blerë nga BE. Por ato nuk kanë punuar. Mënyra si kanë abuzuar me detyrën shtetërore për t'i mirëmbajtur, i kanë lënë të degradohen. Në fund të vitit 2022 është bërë tender për t'i riparuar. Pse? Kur ato ishin të reja. Por, u lanë të degradohen duke bërë tendera të pjesshëm.

Jam konsultuar me disa raporte të KLSH dhe konkluzioni është që i kanë lënë të degradohen. ISHP është një institucion tjetër që duhet të bëjë matje për ndikimin e ndotjes në shëndet.

Stacionet janë të degraduara edhe pse kanë kushtuar 530 mijë euro, të blera nga Bashkimi Europian.

Ose janë bërë matje të pjesshme ose fare. Ata kanë stacione të nivelit evropian, në disa qytete urbane, të cilat nuk kanë punuar fare ose pjesërisht.

I kanë lënë stacionet të degradohen dhe nuk kanë bërë asgjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy