
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza në Kurbin, duke vënë në pranga një person.
Në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin P. Rr., 35 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në Laç, Kurbin, shërbimet e policisë kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.



