Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Urdhri i Infermierit në Shkodër nderon punonjësit për kontributin dhe sakrificën ndër vite

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Urdhri i Infermierit në Shkodër nderon punonjësit për kontributin dhe sakrificën ndër vite

12 Maji shënon në të gjithë botën Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë infermierët dhe infermieret për kontributin dhe sakrificën e tyre të vazhdueshme për të shërbyer dhe mbrojtur shëndetin e qytetarëve në të gjithë hallkën e sistemit shëndetësor publik.

Në këtë ditë të rëndësishme, Artan Molla, drejtues i Urdhërit të Infermierit në Shkodër duke dhënë disa certifikata mirënjohje për ata që shërbejnë në spitalin e Shkodrës në këtë profesion tha se infermierët shqiptar po detyrohen të largohen masivisht në shtete të tjera.

Kjo për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të këqija të punës ndërsa bëri një apel për qeverinë shqiptare.

Urdhri i Infermierit vlerësoi repartin e dializës në spitalin e Shkodrës si ekipi më i mirë. Mimoza Hasmegaj, kryeinfermiere e dializës thotë se kushtet në këtë repart janë përmirësuar ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara.

Për 30 vite me radhë infermieri Sytki Hamja shërbeu pranë reanimacionit ndërkohë që prej një viti është transferuar në shërbimin ambulator ndërsa u vlerësua si infermieri më i mirë i vitit teksa tregon vështirësitë e këtyre 30 viteve.

Me mirënjohje u vlerësua edhe infermierja mami e repartit obstretik-gjinekologjik Gjyste Selvia për kontributin e saj.

Dita ndërkombëtare e infermierëve edhe Shkodrën e gjen me një numër të lartë infermierësh të cilët çdo ditë largohen drejt Gjermanisë apo shteteve të tjera për të punuar për shkak të pagave të ulta dhe kushteve jo të favorshme të punës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy