Sulmohen zyrat e Partisë Socialiste në Berat

Sulmohen zyrat e Partisë Socialiste në Berat

Sulmohen zyrat elektorale të Partisë Socialiste në Berat. Mësohet se dera e jashtme e zyrës së PS-së është thyer pasi është qëlluar me gurë.

Bëhet fjalë për zyrën e PS-së në lagjen "30 Vjetori" që ndodhet në anë të rrugës kryesore të qytetit.

Thyerja është konstatuar rreth orës 07:30 të mëngjesit dhe pas konstatimit është njoftuar policia. Pasi kanë mbërritur në vendngjarje, ekspertët janë duke kryer veprimet se si është goditur dera kryesore e kësaj zyre.

Nuk dihet ende nëse thyerja e derës së jashtme të kësaj zyre është bërë në mënyrë të qëllimshme apo nga ndonjë person i dehur gjatë natës.

Mësohet se policia është duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të identifikuar edhe personin që ka goditur me gurë zyrën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy