
Policia e Shtetit, ka njoftuar se ka shtuar kontrollet në rrugën interurbane Tiranë-Durrës Tiranë, gjatë së cilës janë evidentuar dhjetëra shoferë që nuk kane respektuar sinjalisitkat rrugore.
Gjatë orëve të mbrëmjes janë konstatuar makina që udhëtonin me shpejtësi 128 deri në 166 km/h.
Me këtë rast janë pezulluar gjithsej 7 leje drejtimi, si dhe 16 gjoba gjatë mbrëmjes për shpejtësi të lartë dhe manovra të rrezikshme, si dhe janë vendosur 2 gjoba maksimale me vlerë 400 mijë lekë.
Njoftimi i Policisë:
Në rrugën interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë.
Policia Rrugore e Tiranës, po vijon kontrollet me në rrugën interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Gjatë orëve të mbrëmjes, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 128 km/h deri në 166 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende i lartë.
Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 7 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.
Janë vendosur 16 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 2 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.
Monitorimi ka vijuar dhe në rrugët e brendshme të qytetit me drager , ku si rezultat janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur deri në masën 0.96 mg/l.
Janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit .
Si dhe janë vendosur 9 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pas sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, e nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë , alkooltestues , dronë, kamera e aparatë fotografik



