Është përkujtuar këtë të shtunë 103-vjetori i Kongresit të Lushnjës, nëpërmjet një aktiviteti të zhvilluar në shtëpinë-muze të qytetit, ku mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Presidenti apeloi që interesi për vendin të jetë mbi gjithçka dhe se partitë politike duhet të bashkohen.



