Në Bulevardin "Gjergj Fishta", në Tiranë, efektivët e Policisë Rrugore kanë ndaluar një shtetas që drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
I njejti, me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar një shumë parash.
"Ky veprim jo vetëm që shkel ligjin, por minon edhe besimin në institucionet tona", thotë Policia Rrugore në njoftimin për media.
"Jemi të ndërgjegjshëm dhe zgjedhim rrugën e drejtësisë dhe integritetit"



