Sherri te shkolla “1 Maji”/ Procedohen penalisht tre vëzhguesit e zgjedhjeve

Sherri te shkolla “1 Maji”/ Procedohen penalisht tre vëzhguesit e zgjedhjeve

Pas konfliktit të djeshëm në shkollën “1 Maji”, ku po zhvillohej procesi i numërimit të votave, gjatë se cilës pati një konflikt verbal, policia sot ka proceduar penalisht tre personat të përfshirë në këtë konflikt.  

Të proceduarit janë Jugers Mullahi, Oriald Laçi dhe Avni Dushku.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 filluan procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasit:J. M., 26 vjeç, O. L., 29 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, të tre me detyrë vëzhgues në VNV nr. 30, te shkolla “1 Maji”.Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi mbrëmjen e djeshme janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy