Në kërkim ndërkombëtar për krime ekonomike me pasoja të rënda, kapet në Qafë Morinë

Në kërkim ndërkombëtar për krime ekonomike me pasoja të rënda, kapet në Qafë Morinë

Arrestohet përkohësisht në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Morinës, për t’u ekstraduar drejt Gjermanisë, një 53-vjeçar nga Kosova, i kërkuar ndërkombëtarisht për krime ekonomike, me pasoja të rënda.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Morinë, në vijim të kontrolleve, duke u koodinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-Xh. K, 53 vjeç, banues në Pejë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Hamburgut, me vendimin e datës 14.12.2018, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda” dhe “Mashtrimi “, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tropojë arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy