Po notonte në afërsi të bregut të detit, gomonia përplas 7-vjeçarin në plazhin e Jonufrës

Po notonte në afërsi të bregut të detit, gomonia përplas 7-vjeçarin në plazhin e Jonufrës

Një 7-vjeçar është goditur nga një gomone teksa po notonte në bregun e detit.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, ku bëhet me dije se një 40-vjeçar me iniciale  H. K ka dëmtuar fëmijën me mjetin e tij lundrues.

Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut. Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy