U qëllua me plumb në kokë dhe qafë, humb jetën shqiptari në Itali/ Emri

U qëllua me plumb në kokë dhe qafë, humb jetën shqiptari në Itali/ Emri

Ka humbur jetën në spital duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra 27-vjeçari shqiptar Kastriot Ismailaj i cili u gjet në gjendje të rëndë pak ditë më parë në një apartament në Nesima, një lagje e Katanias, në Itali. I riu ndërroi jetë gjatë pasdites së të hënës në spitalin “Garibaldi” në Catania, si pasojë e plagëve me armë zjarri. Ismailaj ishte përfshirë në një ngjarje me të shtëna me armë zjarri, rrethanat e së cilës nuk dihen ende. Në drejtim të tij u qëllua me dy plumba, një në kokë dhe një në qafë. Policia gjeti edhe një 47-vjeçar italian të plagosur nga një plumb i cili kishte rënë nga ballkoni i katit të dytë të pallatit ku ndodhi ngjarja. Gjatë ditës së djeshme, një person u dorëzua në polici, i cili dyshohet se është autori i të shtënave. Nuk dihen ende rrethanat e konfliktit që përfundoi me një viktimë dhe një të plagosur, ndërkohë që hetuesit italianë janë përqendruar në pistën e një mosmarrëveshje ekonomike mes të arrestuarit dhe 47-vjeçarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy