
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar çështjen për konfiskimin e 'Golden Resort', në pronësi të Altin Hajrit.
Sipas një njoftimi për media, kompleksi nuk do të sekuestrohet pasi dhe SPAK ka hequr dorë nga ankimimi.
Më herët edhe GJKKO kishte hequr dorë nga sekuestrimi i urdhëruar nga OFL pasi e kishte argumentuar të paligjshëm.
Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm, përkundrejt vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka rrëzuar kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit të aktit normativ Altin Hajri, sot më datë 01.10.2021, kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi: Pushimin e shqyrtimit të çështjes nr. 124 akti, datë 26.04.2021, regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm ndaj vendimit nr. 9/80, datë 12.03.2021 të gjykatës së Posaçme të shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak të heqjes dorë nga ankimi.



