Kosova regjistron 13 humbje jete nga Covid në 24 orë

Kosova regjistron 13 humbje jete nga Covid në 24 orë

13 persona kanë vdekur ndërsa 590 janë infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer 1.775 testime.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 696 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 32.498 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.922.

Në Komunën e Ferizajt janë regjistruar tri vdekje, në Pejë dy, Prizren dy, ndërsa në Vitia Podujevë, Suharekë, Drenas, Gjakovë dhe Rahovec nga një.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive deri më tash është 45.594, kurse i të vdekurve 1.1174.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy