Në natën e ndërrimit të viteve ndodhi tragjedia në Kopshtin Zoologjik Krefeld në Gjermani.
Më shumë se 30 kafshë vdiqën nga flakët, ndërsa një grup gorillash që jetonin në rrethimin e jashtëm shpëtuan.
Zjarri shkatërrues ishte shkaktuar dukshëm nga të ashtuquajturat “fenerë qielli”, raporton BILD.

Policia njofton se gjatë festimeve nuk ka pasur incidente me pasoja në njerëz.
Shkaku i kësaj tragjedie të rëndë janë fishekzjarret, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Deri tani nuk ka të dhëna për pasoja në njerëz.



