Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, në afërsi te Shkollës Tregtare.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin e flakëve të cilat kanë djegur pisha dhe disa rrënjë ullinj.
Kjo është dita e tretë që zjarret janë shfaqur në fshatrat dhe në zonën periferike të Vlorës, duke djegur me qindra rrënjë ullinj shekullor dhe pisha.
Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që hetimet janë në vijim.



