Në kërkim për kultivim kanabisi me llamba, kapet i nënti i operacionit “Bërdica”

Në kërkim për kultivim kanabisi me llamba, kapet i nënti i operacionit “Bërdica”

Vijon operacioni policor i koduar “Bërdica”, i zhvilluar në vitin 2022, për goditjen e një rasti të kultivimit të kanabisit, me anë të llambave, duke vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, çka e çon në nëntë numrin e të arrestuarve, 5 prej të cilëve punonjës të OSHEE-së.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat i kontrolleve, u kap dhe u ndalua shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Shkodër. 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas akuzohet se ka bashkëpunuar me 3 shtetas të arrestuar në flagrancë, gjatë operacionit, për të përshtatur katin e dytë të një banese trekatëshe në fshatin Bërdicë, për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, me pajisje elektrike.

Në kuadër të operacionit, Policia arrestoi edhe 5 punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Gjatë operacionit, në banesën që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, janë gjetur dhe sekuestruar 1200 fidanë dhe 730 bimë narkotike, pajisje të ndryshme elektrike për kultivimin e tyre, 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy