Një makinë tip “Land Rover” mësohet se ka thyer perimetrin e sigurisë të vendosur nga policia rreth vendit po mbahet samiti Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Në lidhje me këtë, profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha sot se informacioni është dhënë nga shërbimet partnere gati 24 orë më parë.
Dje në orët e vona të natës ka pasur informacion nga shërbimet partnere për një fuoristradë me fenelina të policisë. Kërkohet diku në zonën e Tiranës veriperëndimore. Ajo makinë është e dyshimtë sipas organeve ligjzbatuese europiane. Fakti që ata e shohin si një element që mund të përbëjë rrezik.



