Dy persona janë plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, pas një konflikti me njëri-tjetrin. Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, ndërsa të plagosur kanë mbëtur shtetasit Jetnor Hoxha dhe Kujtim Saliaj.
Këta të fundit janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç të dy banues në Vlorë.
Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



