Ekzekutimi i Kastriot Reçit/ Policia shoqëron 6 persona, ende nuk dihet autori

Ekzekutimi i Kastriot Reçit/ Policia shoqëron 6 persona, ende nuk dihet autori

Ekzekutimi i biznesmenit Kastriot Reçi vijon të jetë ende pa autor.

47-vjeçari, i cili ishte edhe pronar i televizonit “Media Plus”, u vra me snajper në qendër të Rrëshenit mesditën e të martës.

Deri tani, policia ka shoqëruar 6 persona për t’i marrë në pyetje për ngjarjen, por akoma nuk ka të dhëna se kush është autori.

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i biznesmenit Reçi. Mësohet se një kamer ka fiksuar momentin kur autori është afruar tek pallati. Vihet re se ai ishte i veshur sportiv me të zeza.

Sakaq, është gjetur dhe një kapuç i zi në afërsi të pallatit, i cili dyshohet se është përdorur nga autori.

Bëhet me dije se kapuçi është dërguar në laborator, ku pritet të bëhet ekzaminimi.

Pista e vetme që po vazhdon të hetohet është hakmarrja, pasi Reçit i kishin vrarë edhe të vëllanë Gasper Reçi në Itali në 27 prill të vitit 2017.

Reçi ka qenë së bashku me të vëllanë, ai sapo kishte parkuar makinën dhe po hynin në lokal” Mirdita” në pronësi të tyre. I vëllai i 47-vjeçarit kishte hyrë vetëm disa minuta më parë në local në momentiin e ekzekutimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy