Ndërtim pa leje dhe ndotje lumenjsh, procedohen 7 shtetas në Durrës

Ndërtim pa leje dhe ndotje lumenjsh, procedohen 7 shtetas në Durrës

Procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas në Durrës.

Këta persona akuzohen për veprat penale "Ndërtim i paligjshëm" dhe "Ndotja e ajrit".

“Në vijim të kontrolleve për parandalimin e ndotjes së ambientit dhe lumenjve dhe për parandalimin e ndërtimeve pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit: T. T.,  I. K., M. K., I. K., Z. Ç., R. B., dhe Q. T., banues në Jubë, Sukth dhe Shijak” – njofton policia.

Këta shtetas, në Jubë, në grykëderdhjen e lumit Erzen, kanë hedhur pjesë furgoni dhe qese plastike dhe kanë ndërtuar 2 kontenierë metalik dhe disa ndërtime njëkatëshe me mur betoni.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy