Transportonin emigrantë kundrejt pagesës/ Arrestohen dy shtetas nga Kosova

Transportonin emigrantë kundrejt pagesës/ Arrestohen dy shtetas nga Kosova

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe ata të Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Road Guard 61", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve kosovarë: O. B., 19 vjeç dhe F. Sh., 34 vjeç, banues në Kosovë. 

Në aksin nacional Jorgucat-Tepelenë, në vendin e quajtur "Votuca", shtetasi F. Sh., duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë dhe pas ndjekjes, në afërsi të qytetit të Memaliaj, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. Sh. dhe pasagjer shtetasin O. B., automjet me të cilin këta dy shtetas po transportonin kundrejt pagesës 500 euro për person, 3 emigrantë nga vendet MENA, në drejtim të Shkodrës, ku ata synonin të kalonin ilegalisht kufirin.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 aparate celulare dhe një shumë parash.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy