Sherr në Tiranë, pasi e goditi me grusht i riu nxori pistoletën

Sherr në Tiranë, pasi e goditi me grusht i riu nxori pistoletën

Arrestohet nga policia një 38-vjeçar, pasi akuzohet se kanosi me armë zjarri dhe dhunoi për motive të dobëta një 43-vjeçar. Sipas policise, ngjarja ndodhi dje në rrugën “5 Maji” dhe ka per autor shtetasin Edmond Orgji, banues ne Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË

Kanos me armë zjarri dhe godet me grusht në banesë për motive të dobëta 43 vjeçarin.
Arrestohet nga shërbimet e policisë të D.V.P. Tiranë.
Shërbimet e policisë të komisariatit nr.4, pranë D.V.P. Tiranë, arrestuan shtetasin:
– Edmond Orgji, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas më datë 13.10.2017, në rrugën “5 Maji”, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri të llojit pistoletë dhe ka goditur me grusht, në banesë, shtetasin, Gj.H., 43 vjeç.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– një gëzhojë me mbishkrimin “Ppu 25 Auto”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kanosje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 84, 89, 278 dhe 274 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy