Kokainë, heroinë e armë gjahu/ Detaje nga operacioni “Tempulli” në Vlorë, u arrestuan 43 persona

Kokainë, heroinë e armë gjahu/ Detaje nga operacioni “Tempulli” në Vlorë, u arrestuan 43 persona

Policia e Vlorës ka dhënë detaje mbi operacionin të koduar “Tempulli”. Në pranga janë vënë 43 persona, ndërsa janë sekuestruar 3190 doza kokainë, 408 doza heroinë e 2 armë gjahu.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i megaoperacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”, janë vënë në pranga 32 shtetas. Në kuadër të këtij megaoperacioni të zhvilluar ditën e sotme, janë ndaluar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, 11 shtetas.

Po në kuadër të këtij megaoperacioni të zhvilluar më herët, gjatë muajve dhjetor 2023 - janar 2024, në qarkun Vlorë janë vënë në pranga 21 shtetas, për veprën penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.

Gjatë megaoperacionit “Tempulli 2”, janë sekuestruar:

- 503 kg kanabis, 3190 doza kokainë, 408 doza heroinë;

- 35 000 lekë, 400 euro;

- 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 8 peshore eletronike;

- 12 automjete dhe 45 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy