Hoxha: I dërguan Ramës shkresë për 55 parcela kanabis në Shkodër, nuk pati asnjë reagim, tani u korrën ato

Hoxha: I dërguan Ramës shkresë për 55 parcela kanabis në Shkodër, nuk pati asnjë reagim, tani u korrën ato

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN tv, duke folur për krimin në vend veçoi faktin se në një zonë të qarkur të Shkodrës, ku mbjellja e kanabisit është në masë të madhe, u është dërguar kryeministrit Edi Rama shkresë lidhur me këtë fakt.

Hoxha bëri të ditur se kjo gjë nuk ka gjetur asnjë përkrahje dhe reagim nga institucionet, duke bërë që më pas ato sipërfaqe të mbjellura të korren nga vet ata.

Këtë vit përqendrimi i kanabisit ka qenë në qarkun e Shkodrës. Unë kam publikuar një shkresë që i është çuar kryeministrit për 55 parcela.

Asnjë nuk ishte korrur, tani i kanë korrur vetë ata. Shkresa i është çuar nga administratori, ku thoshte veproni se do na vrasin. Nuk kishte asnjë reagim.

Ai që kishte shkresën donte të dilte me fytyrë, por nuk e publikova pasi nuk dihet ça i ndodh atij. Tani parcelat janë korrur nga vet ata. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy