
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident në fshatin Kozare të Kuçovës. 23-vjeçari L. Dudushi nga Berati ka përplasur me makinë një fëmijë 7-vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Fëmija me iniciale S.Gj është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia është në kërkim të autorit dhe të mjetit me targa AA 562 RV. Ndërkohë uniformat blu kanë nisur hetimet për ngjarjen.



