
Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, e që i njëjti ishte i kërkuar nga shteti i Shqipërisë.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari kërkohej nga Shqipëria me urdhërarrest ndërkombëtar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i kërkuar nga shteti i Shqipërisë me urdhër arrest ndërkombëtar. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.



