Në kërkim për kultivim kanabisi, kapet i dënuari me 4.8 vite burg/ Emri

Në kërkim për kultivim kanabisi, kapet i dënuari me 4.8 vite burg/ Emri

Një person në kërkim i dënuar për kultivim kanabisi, është vënë në prangat e policisë së Matit.

32-vjeçari Edi Lleshi me banim në Baz të Matit, u vu në pranga në vijim të operacionit të koduar “Ulëza”, pasi rezulton i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg.

Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin nëntor 2019, janë vënë në pranga dhe dy persona të tjeë, si të përfshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Lleshi u vu në prangat e policisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Mat, e ka dënuar 32-vjeçarin për “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim.

Edi Lleshi, në bashkëpunim me dy të tjerë të prangosur në nëntor 2019,  dyshohet se janë autorë  të disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në zonat malore të njësive administrative Ulëz dhe Baz,   të cilat janë asgjësuar nga policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy