Kontejneri me 143 kg kokainë në portin e Durrësit, lihen në burg dy administratorët (VIDEO)

Kontejneri me 143 kg kokainë në portin e Durrësit, lihen në burg dy administratorët (VIDEO)

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën "arrest me burg" për dy administratorët e dy kompanive, që kishin porositur banane në kontejnerin që u gjetën 143 kg kokainë.

Droga u sekuestrua në portin e Durrës pak ditë më parë. Dy administratorët Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti, qëndruan pas kafazit prej xhami në pritje të vendimit nga gjykata e Durrësit.

Të dy të arrestuarit të cilët janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin kanë mohuar që të kenë lidhje me trafikun e drogës.

Ata thanë pas arrestimit se operonin në fushën e importit të frutave prej 5 vitesh dhe çdo javë prisnin kontejnerë nga Amerika Latine, ndërsa mohuan se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale. Policia ka sekuestruar telefonat celular të dy të arrestuarve si edhe gjithë dokumentacionin e kompanisë.

Droga ishte fshehur në tavanin e kontejnerit e ndarë në 200 pako të mbështjella me natriban dhe me mbishkrime përcaktuese si dhe fotografinë e trafikantit famëkeq Pablo Escobar. Në pakot e kokainës ishte shkruar  në spanjisht ‘El Mejor” (më e mira) dhe ‘Viejon’ (i moshuar).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy