Një aksident ka ndodhur para disa minutash në aksin e vjetër Levan-Mifol, në afërsi të vendit të quajtur Ferras. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.
Tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.



