
Respektimi i rregullave të sigurisë në punë e për pasojë shkaktimi i vdekjeve të punëtorëve në kantiere ndërtimi, vijën nga një sërë shkeljesh së procedurave dhe standardeve.

Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla, vlerëson në një intervistë për “FactCheck”, se jo gjithmonë rregullat në punë shkelen nga një njeri, por aty ndikojnë shumë faktor.
Nikollaj numëron faktet se pse në rast të humbjes së një jete, neni 289 i Kodit të Procedurës Penale, dënon vetëm administratorin, sipas së cilit është gjë e gabuar.
Rregullat nuk i shkel dot një njeri, është një proces siguria në punë dhe rregullat shkelet nga shumë institucione dhe individë.
Fatkeqësisht vetë Kodi i procedurës penale me këtë nenin 289 ka abuzuar. Dhe ky është një lloj shtegu i lirë që të mos dënohet njeri. Se neni 289 dënon administratorin, në të vërtetë nuk është i gjithë faji te administratori, logjikisht.
Mund të jetë përfaqësues juridik së pari është faj i Inspektoratit të Punës që nuk e ka mbikëqyr. Asnjë kantier nuk mund të filloj punë pa u kualidu me Inspektoratin e Punës, që do të thotë se nuk duhet fokusuar faji vetëm te administratori, te individi.
Për sa më lart, Nikolla thotë se fai dhe përgjegjësia është shumë dimensionale dhe Kodi i Procedurës penale duhet ti vlerësoj më mirë.
Faji dhe përgjegjësia këtu është shumë dimensional, së pari është i pronarit, sepse mund të jetë administrator dikush tjetër, pronari që nuk ka financuar për kushte e punës, nuk ka financuar për trajtimin profesional të punëmarrësit e me radhë.
Se dyti, mund të jetë struktura shtetërore ligjzbatuese e cila ka lënë hapësirë për të thyer ligjin dhe për të humbur jetën. Së treti, vetë administratori ose vetë punëtori.
Sepse nëse unë ja kryer kushtet punëtori dhe ndodh aksidenti atëherë vihen gjërat në balancë, çfarë ligji theu punëtori, çfarë ligji theu administratori, çfarë ligji thye pronari, çfarë ligji theu Inspektorati i Punës, çfarë ligji theu pushteti vendor e kështu me radhë.



