Niveli i lumit Vjosë ka nisur të bjerë që prej mesnatës. Aktualisht, ai ka zbritur në kuotën 8.4 metra, çka ka bërë që uji të tërhiqet gradualisht.
Megjithatë, problematike mbetet zona e Bishanit dhe fshatrat përreth, raporton korrespondentja Ariola Hasani për “MCN Live”.
Niveli i lumit Vjosë ka filluar rënien që prej mesnatës. Aktualisht, Vjosa ka shkuar në kuotën 8.4 metra, duke bërë që uji të nisë të tërhiqet gradualisht.
Në nënkalimin e Bishanit, prania e ujit vijon të jetë rreth 2 metra, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve.
Uji ka hyrë në rreth 20 familje në Bishan, kryesisht në pjesën e jashtme të banesave, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për banorët e zonës.
Si masë sigurie, tre fshatra, Fitore, Mifol dhe Bishan, janë evakuuar, ndërsa familjet janë sistemuar përkohësisht në Vlorë. Autoritetet bëjnë me dije se pritet të nisë vlerësimi i dëmeve në banesa dhe në pronat bujqësore.
Ndërkohë, pas evakuimit të familjeve që në orët e para të mëngjesit, ka nisur edhe aksioni për evakuimin e gjësë së gjallë, për të shmangur humbje të mëtejshme për banorët e prekur nga përmbytjet.



