Tre të arrestuar në Korçë për ndihmë ndaj emigrantëve të paligjshëm

Tre të arrestuar në Korçë për ndihmë ndaj emigrantëve të paligjshëm

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohen 'për ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufinjve të emigrantëve', që synojnë vendet e BE-së.

Më konkretisht është arrestuar në flagrancë E. G, 42 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i fshatit Zëmblak” duke transportuar me mjetin tip “Benz” në drejtim të Tiranës, pesë emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 100 euro, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndërkohë dy të tjerët, G. T., 21 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, u kapën në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” në drejtim të Shkodrës, pesë emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 800 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy