Në Kosovë zbulohen 900 varre të paverifikuara të ushtarëve gjermanë

Në Kosovë zbulohen 900 varre të paverifikuara të ushtarëve gjermanë

Gjermania dhe Kosova kanë nënshkruar së fundi një marrëveshje për mirëmbajtjen e varrezave të luftës të ushtarëve gjermanë, ka njoftuar DW.

Ne gëzohemi që puna jonë në Kosovë ka një bazë kontraktuale dhe mund të fillojë. Ne kemi 900 njoftime të paverifikuara për vendndodhje varresh që do t'i shqyrtojmë në muajt e vitet e ardhshme", është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Popullore për Kujdesin e Varrezave të Luftës, Dirk Backen.

Sipas marrëveshjes për kujdesin ndaj varreve gjermane nga koha e Luftës së Dytë Botërore, Gjermania mund të "kujdeset me shpenzimet e veta për varret e luftës dhe varrezat e ushtarëve që gjenden në Kosovë" dhe të zhvarrosë e transportojë kufomat e ushtarëve gjermanë. Aty ku nuk është e mundur zhvarrosja, mund të vendoset një pllakë përkujtimore.

Shoqata gjermane për Kujdesin ndaj Varrezave të Luftës do të trajnojë për këtë personel që do të angazhohet në rajonet malore të Kosovës dhe rreth Prishtinës, shkruan agjencia e lajmeve afp për Gjermaninë.

Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk ka qenë e përfshirë shumë në luftime, por megjithatë u pushtua nga trupat gjermane, italiane dhe bullgare.

Shumica e varreve të ushtarëve gjermanë në Kosovë nuk kanë mbishkrime dhe nuk janë mirëmbajtur.

Disa prej tyre janë zbuluar nga fermerët gjatë punimeve në tokat e tyre apo ndërtimeve.

Në vitin e fundit të Luftës së Dytë Botërore, shumë ushtarë gjermanë të Hitlerit gjatë tërheqjes u vranë nga partizanët jugosllavë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy