
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi është kapur duke transportuar 34 kilogramë kokainë. Sipas mediave italiane, shqiptari ishte në drejtimin e një kamioni, kur u ndalua në një autostradë në Bolzano për një kontroll nga policia.
Gjatë kontrollit, policët italiane gjetën të fshehur në kabinë 34 kilogramët e kokainës. Menjëherë atij iu vunë prangat.
Të mërkurën, shtetasi shqiptar do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, droga kishte destinacion zonën e Bolzanos.



