Vrau shqiptarin me çifte/ Flet 53-vjeçari italian: Goditi me skavator, isha në panik!

Vrau shqiptarin me çifte/ Flet 53-vjeçari italian: Goditi me skavator, isha në panik!

Sandro Mugnai, 53-vjeçari italian i cili qëlloi për vdekje shtetasin shqiptar, Gëzim Dodoli ka treguar për mediat italiane ngjarjen e ndodhur më 5 janar, në Arezzo. Sipas asaj që shkruajnë mediat, mes dy fqinjëve ka ndodhur një sherr.

Gjatë konfliktit, 59-vjeçari tentoi me eskavator që të prishte shtëpinë e italianit. Megjithatë edhe pse detajet e sherrit që çuan në këtë tragjedi nuk janë të njohura plotësisht, mediat shkruajnë se Mugnai dhe Dodoli nuk shkonin mirë dhe kishin pasur sherre prej vitesh.

Pashë dritaren që ra dhe dëgjova zhurmat e ekskavatorit, nuk kisha zgjidhje tjetër. U mundova që të flas me të, por më goditi me ekskavator. Nuk dija çfarë të bëja më. Isha në panik. Në shtëpi ndodheshin 7 persona, të cilët rrezikonin që të gjithë që të vdisnin sepse ai nuk na linte që të largoheshim. Nuk kisha zgjidhje”, është shprehur italiani.

Sandro Mugnai ka lënë qelinë, pasi trupi gjykues vlerësoi se 53-vjeçari kishte vepruar në vetëmbrojtje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy