
Policia ka vënë në pranga adoleshentin nga Saranda që aksidentoi për vdekje dy turistët italianë gjatë orëve të para të mëngjesit së kësaj të enjteje.
17-vjeçari Elio Rr., akuzohet per dy vepra penale: “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve në menyrë të parregullt” sipas nenit 291.
Policia bëri të ditur se plagët e rënda i shkaktuan vdekjen e menjëhershme dy italianëve, shtetasit Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vicenzo Tizziano, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.



