Abuzime me tenderin 7 mln lekë/ Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO-së për të akuzuarit në Durrës

Abuzime me tenderin 7 mln lekë/ Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO-së për të akuzuarit në Durrës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së, duke dënuar të akuzuarit për abuzimin me tenderin 7 milionë lekë për të blerë shkallë zjarrfikëse të cilat nuk punonin dhe ishin jashtë funksionit.

Ata akuzohen, për shkeljen e barazisë në tenderë në Bashkinë Durrës.

 Adriatik Velaj do të vuajë dënimin me 11 muaj burg për shpërdorim detyre, Muhamed Likaxhiu, 10 muaj burg për shpërdorim detyre, Artan Taho dënohet me 10 muaj burg për shpërdorim detyre, Gj.Markola, 10 muaj burg për ‘shkelje e barazisë në tendera’, I.Matmuja, 11 muaj ‘shkelje e barazisë në tendera’, Riza Sulaj, dënohet me 11 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’, Patriot Beqiraj 11 muaj burg për ‘shkelje e barazisë në tendera’, Albion Bushi, dënohet me 11 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’, Lulzime Rami, dënohet me 8 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’, Elona Rami, dënohet me 8 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’.

 Ndërkohë Shoqëria R&R Group, është dënuar me gjobë 600 000 mijë lekë dhe i ndalohet të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike për dy vite. Po ashtu edhe kompania Klosi – R Company sh.p.k., është dënuar me 600 000 lekë gjobë dhe i ndalohet të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike për dy vite, po me 600 000 lekë gjobë dhe 2 vite ndalim pjesëmarrje në prokurime tenderash publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy