
Një 33 vjecar i shpallur në kërkim për një vrasje të kryer një vit më parë është arrestuar nga policia e Fierit
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale "Vrasje me paramendim", e kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", për shtetasin Kreshnik Gashi 33 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Agim Gashi, (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin E. J.
Vijon puna për kapjen e shtetasit Agim Gashi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



