Plagosën një person, arrestohen tre vëllezër në Mirditë

Plagosën një person, arrestohen tre vëllezër në Mirditë

Tre vëllezër të akuzuar për plagosjen e rëndë të një personi në Mirditë, janë vënë në prangat e policisë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe me FSK-në, finalizoi operacionin e koduar “Brothers”.

Drupal Ad

Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan shtetasit në kërkim E. M., 36 vjeç, M. M., 33 vjeç dhe L. M., 29 vjeç (vëllezër), banues në Thirrë, Mirditë.  

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar këtyre shtetasve masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”, pasi dyshohet se më datë 12.05.2023, në Fan, Mirditë, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. N., për motive të dobëta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy