Shqetësoi pasagjerët në avion dhe u konfliktua me ta, arrestohet 23-vjeçari në Rinas, kundërshtoi edhe efektivët e policisë

Shqetësoi pasagjerët në avion dhe u konfliktua me ta, arrestohet 23-vjeçari në Rinas, kundërshtoi edhe efektivët e policisë

Policia ka arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar me iniciale E. N., pasi është konfliktuar me pasagjerët në avion dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë pasi ishte në gjendje të dehur.

Po ashtu janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 49 vjeç, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, me një kartëmonedhë 50 euro, që të dilte nga vendi ynë, drejt Italisë. Ky shtetas ishte i pajisur me aktin e refuzimit të daljes, sepse në vitin 2021 ishte kthyer deportiv nga Greqia.

Njoftimi: Rinas/ Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos e shoqëruar, pasi në gjendje të dehur, shqetësoi pasagjerët në avion dhe u konfliktua me ta, arrestohet 23-vjeçari.

Procedohet penalisht një 49-vjeçar i cili tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, që të dilte ilegalisht nga vendi.

Krahas angazhimit maksimal për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë vijuar punën për të parandaluar dhe për të goditur paligjshmëritë. Për 2 rastet e konstatuara së fundi:

-është arrestuar në flagrancë shtetasi E. N., 23 vjeç, pasi në mesnatë, kanë njoftuar punonjësit e një linje fluturimi, në hyrje të vendit, se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, po konfliktohej me pasagjerët në avion. Menjëherë pas njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë neutralizuar shtetasin E. N. 23-vjeçari, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë, efektivët;

-janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 49 vjeç, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, me një kartëmonedhë 50 euro, që të dilte nga vendi ynë, drejt Italisë. Ky shtetas ishte i pajisur me aktin e refuzimit të daljes, sepse në vitin 2021 ishte kthyer deportiv nga Greqia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy