Grabitën teqenë e Bulqizës, arrestohen autorët

Grabitën teqenë e Bulqizës, arrestohen autorët

Vodhën me thyerje kasafortën e Teqesë së Fshatit Ballenj e Madhe, arrestohen brenda dy orësh nga Policia.

Sekuestrohet kasaforta dhe mjetet e përdorura për të realizuar vjedhjen.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasëve :

Mevlan Limani, 27 vjeç, lindur në fshatin Crruj të rrethit Mat,

Man Doma, 59 vjeç, lindur në fshatin Plesh të rrethit Mat .

Arrestimi i tyre u bë pasi:

Në Komisariatin e Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se është vjedhur me thyerje Teqeja e fshatit Ballenj e Madhe, Krastë- Martanesh .

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Bulqizë, ku falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në harkun kohor prej dy orësh , bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në aksin rrugor Krastë – Bulqizë, në qafën e Buallit kanë bërë bllokimin e një automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi Mevlan Limani.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale kasaforta e Teqesë Ballenj e Madhe, mjeti dhe sharra e përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, vepër kjo e pranuar nga dy të arrestuarit.

Materialet për këtë ngjarje do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për vepën penale “ Vjedhje ” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2, i Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy