Gazetari Sokol Bregu, për operacionin antidrogë në Elbasan, thotë se është operacion i drejtuesve të mëparshëm të policisë, të cilët janë larguar nga detyra.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se aksioni kishte rreth tre muaj që kishte nisur, pasi ndërsa vite më parë kishte vrasje në Elbasan, tashmë është bërë qendër e konsumit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Ky operacion është i të larguarve nga drejtimi i policisë Elbasan. Kanë qenë ata që e kanë nisur hetimin proaktiv. Hetimi i nisur disa muaj më parë me përgjime, për të ulur sa më pak shitjen dhe konsumimin e lëndëve narkotike në Elbasan.
Të rinjtë e Elbasanit, ka një konsumim rekord të lëndëve narkotike në vend, në raport me popullsinë. Lufta ndaj drogës nuk luftohet me polici, por me shërbime sociale. Aksioni kishte rreth tre muaj që kishte nisur pas shqetësimeve të komunitetit, ka pasur përgjim për të dalë në përfundim.
Ky hetim duhet të zgjaste dhe disa kohë për të shkuar te rezultatet përfundimtare se kush ishte shitësi i madh dhe kush i furnizonte. Ky është operacioni i tretë ose i katërt në Elbasan me një numër kaq të lartë të arrestuarish, si shitës droge. Vrasjet në Elbasan i ka zëvendësuar droga.



