Qytetarët prezentë në vendnin e aksidentit, ku humbi jetën efektivi Ervin Haxhiaj, kanë qenë ata që u kanë dhënë të lënduarve ndihmën e parë.
Në një video amatore të filmuar me celular duken pamjet e tmerrshme të policëve të gjakosur, ndërsa ambulanca mungon.
Kalimtarët e rastit në orët e vona në Kamëz përpiqen të japin shërbimin mjekësor ndaj policëve, pasi ata u aksidentuan nga një shofer në gjendje të dehur.



