Përplasi me automjet një fëmijë dhe u largua nga vendi i aksidentit, arrestohet 16-vjeçari në Dibër

Përplasi me automjet një fëmijë dhe u largua nga vendi i aksidentit, arrestohet 16-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka arrestuar një 16-vjeçar me iniciale A.K pasi përplasi me një automjet një fëmijë të mitur dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Në njoftimin e policisë thuhet: Dibër/Përplasi me automjet një fëmijë të mitur,  dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe shoqërohet në Komisariat drejtuesi i automjetit.    

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera me zbardhjen e rrethanave të një aksidenti të ndodhur  rreth orës 18.00,  në lagjen Kamen, ku u përplas një fëmijë i mitur, shërbimet e Policisë, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit A.K., 16 vjeç.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy